Aktualitet

Gazeta Liberale hapet sot me: Receta italiane për krizën

Shkruar nga Liberale
Gazeta Liberale hapet sot me: Receta italiane për krizën

Gjithnjë në krah të Shqipërisë për çeljen e negociatave, kryeministri italian bën gjithashtu thirrje për zgjidhje të krizës politike.

Platformë e nisur nga maxhoranca për dialog dhe pa kushte nga ana e opozitës.

Kjo në të mirë jo vetëm të Reformës Zgjedhore, por edhe perspektivës europiane të vendit, do të thoshte dje nga Roma, Giuseppe Conte, pasi u takua me kryeministrin Rama.

Këshillat që vijnë nga Italia u bashkohen prioritetit të së emëruarës për ambasadore të ShBA në Tiranë pak ditë më parë e po ashtu nëntë pikave gjermane, që i kanë kthyer sytë nga zgjidhja e krizës politike në Tiranë.

Këto dhe shumë të tjera do t'i lexoni sot në Gazetën Liberale në print. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH