Aktualitet

Gazeta Liberale hapet sot me: Politika bëhet katërpolare

Shkruar nga Liberale
Gazeta Liberale hapet sot me: Politika bëhet katërpolare

Takimi i djeshëm ku opozita u përfaqësua me Bylykbashin dhe Vasilin, u pa si sukses për ta nxjerrë Reformën Zgjedhore jashtë parlamentit, solli edhe një panoramë të re politike.

Jo vetëm PD dhe partitë aleate pranuan të ulen me maxhorancën dhe opozitën brenda parlamentit, por produkti që do të dalë nga reforma e bën politikën me katër pole, duke përfshirë përtej dy partive më të mëdha, edhe LSI-në, por edhe Rudina Hajdarin.

Pas pjesëmarrjes në tryezat e OSBE-së, paraqitjen e pesë pikave të opozitës edhe në zyrën e kryeministrit dhe komisionin paralel për hartimin e  Kodit të ri Zgjedhor, dje opozita jashtëparlamentare pranoi të ulej me dy bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore.

Këto dhe shumë të tjera do t’i lexoni sot në Gazetën Liberale në print./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH