Kryesore

Gazeta Liberale hapet sot me: Ngulmimi i zonjës Merkel

               Publikuar në : 08:33 - 18/01/20 liberale

Pas një zbutjeje të qëndrimit të Macron nga vetoja franceze, kancelarja Merkel i kthehet idesë së çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Edhe pse në tetor u duk e dorëzuar ndaj vendimit të liderëve në Bruksel për të refuzuar dy kandidatet, duke shprehur keqardhjen për mos mbajtjen e premtimit, dy ditë më parë ajo do të thoshte se BE do t’i rikthehet çështjes gjatë muajit mars. Shpresa do të jepte edhe komisioneri i ri për Zgjerimin, i cili vizitoi Tiranën pak ditë më parë.

Kancelarja gjermane, e cila megjithë veton që vuri për të mos i ndarë dy kandidatet ballkanike për çeljen e negociatave nuk mundi ta bindë presidentin francez qoftë edhe për një “po” me kushte tetorin e shkuar, nuk është dorëzuar në idenë e saj se rruga e Ballkanit Perëndimor është ajo drejt BE-së.

Këto dhe shumë të tjera do t’i lexoni sot në Gazetën Liberale në print./Gazeta Liberale

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back