Aktualitet

Gazeta Liberale hapet sot me: Gjendje e jashtëzakonshme fushate

Shkruar nga Liberale
Gazeta Liberale hapet sot me: Gjendje e jashtëzakonshme fushate

Nga ngurrimi për ta shpallur Gjendjen e Jashtëzakonshme të martën e 26 nëntorit, kryeministri Rama i kërkon Kuvendit shtyrjen e saj deri në mars të vitit tjetër. Duke e argumentuar si kohë që i duhet për strehimin dhe nisjen e rindërtimit, por edhe sepse tërmetet vijojnë, qeveria ka në dorë disa kufizime sipas ligjit për Mbrojtjen Civile, siç është ajo e mediave, ndërsa opozita e sheh vetëm në dobi të agjendës politike të Ramës

Pak orë pas tërmetit që goditi vendin mëngjesin e 26 nëntorit, ishte kreu i Partisë Demokratike ai që bënte thirrje për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Qeveria, do ta shpallte një ditë më vonë gjendjen e jashtëzakonshme, bashkë me vendimin që 27 nëntori të ishte ditë zije për jetët e humbura.

“Nuk është koha për asnjë polemikë, por kemi parë me keqardhje disa shfaqje mistrecllëku në raport me temën e gjendjes së jashtëzakonshme, të cilat kanë ndikuar një pjesë të opinionit publik me ide të gabuara sipas së cilave,  ne qenkëshim duke evituar gjendjen e jashtëzakonshme duke mos marrë përgjegjësitë tona”,  do të shprehej kryeministri në mbledhjen e qeverisë duke mbështetur mendimin se e marta kur goditi tërmeti prej 6.4 Rihter, nuk ishte momenti i përshtatshëm për ta bërë.

Këto dhe shumë të tjera do t’i lexoni sot në Gazetën Liberale në print./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH