Kryesore

Gazeta Liberale hapet sot me: Gara e kandidatit më proamerikan

               Publikuar në : 08:45 - 05/06/21 liberale

Vendimi i Departamentit Amerikan te Shtetit për të shpallur “non grata” ish-Kryeministrin Berisha dhe më pas reagimi i këtij të fundit për të paditur Sekretarin e Shtetit Antoni Blinken, i ka vënë dukshëm në vështirësi demokratët.

Dilema qëndron nëse duhet të rreshtohen në krah të liderit të tyre historik, apo në krah të Shteteve të Bashkuara. Kjo dilemë thellohet edhe më shumë kur mendon se Lulzim Basha nuk ka patur një qëndrim të qartë në lidhje me këtë çështje.  Mjafton ky shembull për të kuptuar se sa delikate është situata në selinë blu.

Më 1 qershor kandidatit për kreun e PD-së Agron Shehaj njoftoi përmes faqes së tij në Facebook se kishte takuar  Ambasadoren Yuri Kim, duke nënvizuar ndër radhë se, “Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë në krah të PD-së që në ditët e para të lindjes së saj” dhe se “kjo lidhje, mbështetur në vlerat e lirisë dhe demokracisë, do të forcohet edhe më shumë në të ardhmen”.

Për më tepër lexoni Gazetën Liberale, print ose online!

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back