Aktualitet

Gazeta Liberale hapet sot me: Bien paratë ruse

Shkruar nga Liberale
Gazeta Liberale hapet sot me: Bien paratë ruse

'90 përqind e akuzës ra', do të shprehej dje kreu i Partisë Demokratike, i hetuar prej dy vitesh nga Prokuroria e Tiranës për pastrim parash dhe lobim rus.

“Atë 10 përqind do ta çmontojmë në gjykatë”, do të vijonte Basha, ndërsa dje dosja e prokurorisë u tha se ishte mbyllur dhe dërguar në gjykatë me akuzën për falsifikim dokumentesh.

Edhe selia blu në një njoftim për mediat do të shprehej se përfundimi i hetimeve, ku megjithatë Lulzim Basha do të paraqitet në gjykatë si i pandehur, rrëzoi akuzat  sipas tyre qesharake të ngritura nga Partia Socialiste dhe kryeministri Rama.

Por sërish, kryedemokratit i duhet të argumentojë burimin e 675 mijë dollarëve të paguara lobuesit të saj amerikan “Muzin Capitol Partners” për aktivitete të PD në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Para dhe aktivitete, të cilat nuk i ka deklaruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve gjatë zgjedhjeve parlamentare të 2017-s.

Këto dhe shumë të tjera do t’i lexoni në Gazetën Liberale në print sot. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH