Aktualitet

Gazeta Liberale hapet me titullin: Shkarkimi në Parlament

Shkruar nga Liberale
Gazeta Liberale hapet me titullin: Shkarkimi në Parlament

Nisur nga deklaratat e kryeministrit Rama për ta votuar në bllok shkarkimin e presidentit në Parlament, nuk kishte dyshim që Komisioni Hetimor do ta votonte dje raportin për shkarkimin e Metës, i dyti brenda dy viteve.

Me pretendimin se kreu i shtetit ka shkelur rëndë Kushtetutën para dhe pas zgjedhjeve të 25 prillit, pritet që ky raport të votohet brenda shtatë ditësh nga deputetët në Kuvend.

Votim që nuk pritet të sjellë të reja, ndërsa edhe herën e shkuar shkarkimi i presidentit u miratua edhe nga deputetët e opozitës së re, të cilët zunë vendet e atyre që dogjën mandatet në shkurt të 2019-s e që do të zëvendësohen në shtator. Shumë prej tyre nuk kanë arritur ta fitojnë mandatin parlamentar në këto zgjedhje.

Për më tepër lexoni Gazetën Liberale, print ose online!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH