Aktualitet

Gazeta Liberale hapet me titullin: Paralajmërimi i radhës

Shkruar nga Liberale
Gazeta Liberale hapet me titullin: Paralajmërimi i radhës

Ndonëse në të dhënat e Agjencisë së Prokurimeve Publike shkruhej e zezë mbi të bardhë rreth shkeljeve me tenderët, edhe në  nivel qendror të qeverisjes, kryeministri Rama priti disa ditë për të bërë paralajmërimin e radhës.

Pasi iu tha kryebashkiakëve të vendit të mos luanin me zjarrin, përndryshe do të përvëloheshin nga SPAK, dje iu drejtua ashpër ministrave se do të ishte vetë ai që do t’i kallëzonte në Prokurorinë e Posaçme,  nëse nuk do të respektonin udhëzimet e Agjencisë së Prokurimeve Publike në lidhje me tenderët.

Ky kërcënim i kreut të qeverisë erdhi pas aksionit të SPAK që çoi në pranga nëntë zyrtarë të Ministrisë së Brendshme për tenderin 28 milionë dollarësh  të uniformave të policisë.

Për më tepër lexoni Gazetën Liberale, print ose online!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH