Kryefjala e ambasadores amerikane, qysh prej mbërritjes së saj në Tiranë janarin e 2020-s, mbetet Reforma në Drejtësi.
Kohët e fundit ajo i ka intensifikuar edhe më mesazhet e saj drejtuar institucioneve të Drejtësisë së Re dhe aktorëve politikë në vend, duke theksuar se askush nuk është mbi ligjin.
Ky ka qenë refreni i përsëritur që nga fushata elektorale, ku zonja Kim i ka bërë thirrje SPAK për hetimin e krimeve zgjedhore.
Dje, ambasadorja e ShBA-së zhvilloi një takim me shefin e Seksionit të Krimit të Organizuar të SPAK, Altin Dumanin, që siç zbuloi më pas ajo në Twitter i kishte shprehur vlerësimin për hetimet që kanë rezultuar me burgim dhe konfiskim të pasurisë.
Për më tepër lexoni Gazetën Liberale, print ose online!