Aktualitet

Gazeta Liberale hapet me titullin: Çfarë kanë kutitë e Beratit

Shkruar nga Liberale
Gazeta Liberale hapet me titullin: Çfarë kanë kutitë e

Hapja e 24 kutive të votimit në Qarkun e Beratit, dëshmoi se ankesat e Lëvizjes Socialiste për Integrim për parregullsi nuk ishin të pabaza.

Pas kërkesës nga Komisioni i Sanksioneve dhe Ankesave, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë kryqëzimin e të dhënave të pajisjes së identifikimit elektronik, duke gjetur 57 raste të dyshimta në Berat dhe 74 në Gjirokastër.

Ajo që ka rezultuar nga shqyrtimi në Berat, 19 individë kanë dhënë shenjën e gishtit si nënshkrim biometrik për 53 zgjedhës dhe në dy raste të tjera, dy individë janë shfaqur për të votuar në dy qendra të ndryshme votimi.

Në këtë qark, LSI pretendon se nga filmimet dhe provat që disponon, u janë marrë rreth 80 vota të vlefshme, ndërsa diferenca mes mandatit të pestë për socialistët dhe të parit për LSI- e cila nuk arriti të fitojë asnjë deputet në qark – ka qenë me vetëm 77 vota.

Për më tepër lexoni Gazetën Liberale, print ose online!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH