Aktualitet

Gazeta Liberale hapet me: Reforma, të shkojmë a të mos shkojmë?

Shkruar nga Liberale
Gazeta Liberale hapet me: Reforma, të shkojmë a të mos

Megjithëse Basha do ta shihte si të vetmen rrugë për të dalë nga kriza dhe angazhohej të hidhte hapa konkretë për Reformën Zgjedhore, brenda opozitës shihet lëkundja për përfshirjen në tryezën zyrtare të diskutimeve.

Pasi refuzoi pjesëmarrjen në Komisionin e Reformës Zgjedhore, PD njoftoi ngritjen e një grupi pune paralele me mbledhjen e komisionit parlamentar.

Drafti i PS-së adreson disa nga rekomandimet e OSBE/ODIHR, por lë jashtë depolitizimin e komisioneve zgjedhore, ndërsa PD veç propozimeve në tryezën e OSBE nuk ka  ende një produkt.

Cila nga palët po mundohet të blejë kohë, kur mbi PS dhe PD rëndon njësoj presioni ndërkombëtar për miratimin e Reformës Zgjedhore.

Këto dhe shumë të tjera do t'i lexoni sot në Gazetën Liberale sot. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH