Aktualitet

Universitas hapet me: Demokracia diskursive dhe armiqtë e saj

Shkruar nga Liberale
Universitas hapet me: Demokracia diskursive dhe armiqtë e saj

Suplementi “Universitas” vjen çdo të shtunë në Gazetën Liberale, me rubrika të larmishme, zhanre të ndryshme, jo vetëm analiza politike, por edhe analiza për çështje të rëndësishme.

Në rubrikën “Polemika” do të gjeni një shkrim nga Klementin Mile me titull: “Demokracia diskursive dhe armiqtë e saj".

"Koncepti i sferës publike, i formuluar nga filozofi politik gjerman Jürgen Habermas, presupozon një hapësirë që gjendet ndërmjet sferës private (shoqërisë civile në kuptimin e ngushtë të fjalës, dhe sidomos në lidhje me interesat ekonomike) dhe sferës së autoritetit publik (institucioneve shtetërore). Sfera publike është një hapësirë ku njerëzit mund të mblidhen për të diskutuar lirisht dhe për të identifikuar problemet e shoqërisë, me synimin që nëpërmjet këtij diskutimi të influencojnë veprimin politik. Sfera publike dallohet konceptualisht nga shteti, pasi ajo është një hapësirë për prodhimin dhe qarkullimin e diskurseve që në parim mund të jenë kritike ndaj shtetit. Por sfera publike është konceptualisht e ndryshme edhe nga ekonomia zyrtare (dhe interesat private të lidhura me të), pasi ajo nuk është hapësira për zhvillimin e marrëdhënieve tregtare por për zhvillimin e marrëdhënieve diskursive, një teatër për debat dhe diskutim, dhe jo për të shitur e blerë", shkruan Mile.

Më pas do të gjeni një analizë nga Xhezair Zaganjori me titull: "Holokausti dhe fati ndryshe i dy arkitektëve të shquar". 

"Me 27 janar ishte Dita Ndërkombëtare e Kujtesës. Në vigjilje të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, në këtë ditë të vitit 1945 u çlirua  kampi famëkeq i Aushwicit. Për këtë arsye, 27 janari i çdo viti përkujtohet edhe si dita në të cilën nderohen viktimat e Holokaustit", shkruan Zaganjori.

Duke u pasur nga një OP-ED  me titull: "Ndërto një aleancë të re demokracish nga niveli lokal" nga Javier Solana. 

"Nëpër të gjithë botën demokracia është duke bërë hapa pas. Indeksi i Demokracisë i vitit 2020 i publikuar nga Economist Intelligence Unit (EIU) që nga viti 2006, ka rënë në nivelin më të ulët gloval që nga fillimi i hartimit. Kjo ecuri nuk mund të shpjegohet vetëm me kufizimet e vendosura për shkak të pandemisë, sepse vlerësimet për demokracinë kanë qenë në rënie që nga viti 2015. Kështu që nuk është surprizë që në fjalimin e parë në politikën e jashtme si president i SHBA-ve, Joe Biden u përqendrua te nevoja për të mbrojtur vlerat demokratike nëpër të gjithë botën.", shkruan Solana.

Dhe pas Solanës vjen një koment nga Kristaq Xharo me titull: "Për një strategji Post-Covidiane".

"Ndërsa lufta me Covid-19 vazhdon me zjarr dhe shtetet po përdorin të gjitha mjetet në dispozicion, dilema e madhe lidhet me ‘botën post-covid-19’. Shkencëtarët, studiuesit, institucionet më prestigjioze edhe pse i shmangen një përgjigje të prerë për modelin ngase ka shumë të panjohura,  të gjithë bashkohen në parashikimin, që  bota post-koronavirus do të jetë e ndryshme në shumë mënyra nga ajo që kemi pasur shansin të përjetojmë. Ashtu siç ka ndryshuar jeta ekonomike, sociale, shëndetësore, po ashtu reflektime të thella priten në marrëdhëniet politike, gjeopolitike  dhe të  sigurisë.", shkruan autori.

Për t’i lënë radhën rubrikës “Campus” ku do të gjeni dy shkrime.

"Hapen thirrjet për masterin e përbashkët europian PoSIG, ja si mund të aplikojnë studentët e UET"

Studentët e Universitetit Europian të Tiranës mund të përfitojnë një diplomë europiane që ndërthur përvojat më të mira të universiteteve të Bashkimit Europian me ato të Ballkanit Perëndimor. Bëhet fjalë për Masterin e Përbashkët në Shkenca Politike – Integrimi dhe Qeverisja (#PoSIG) për vitin akademik 2021-2022.

Po ashtu: "Interdisiplinariteti do ti jap studentëve vlerën e karrierës në artet liberale"

"Në librin e tij të fundit, Çfarë është rëndësia e Kolegjit  profesor i historisë Johann Neem në Universitetin Western Washington argumenton se një arsim universitar duhet të lërë një përshtypje në gjurmën e tij, duke e rrënjosur atë në interpretime dhe mendime rigoroze. Biznesi në terësi mund të jetë sektori më i njohur në SH.B.A., por ai nuk e arrin këtë provë, thotë Neem."

Dhe për ta mbyllur me një shkrim nga Veton Surroi: "Disiplinimi kombëtar i kurrizit". /Gazeta Liberale

 

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH