Aktualitet

Gazeta Liberale hapet me: 13 qershori, dita e garës për kreun e PD

Shkruar nga Liberale
Gazeta Liberale hapet me: 13 qershori, dita e garës  për kreun e PD

Partia Demokratike vendosi sot të hapë garën për kreun e ri të saj dhe zhvillimin e votimit sipas parimit një anëtar një votë, në 13 Qershor.

Vendimi, i marrë mbrëmjen e së dielës nga kryesia, afron me pak më shumë se një muaj, këtë proces, i cili sipas statutit do të duhej të zhvillohej në muajin korrik.

Nga ana tjetër, hapja e kësaj gare, anashkalon kërkesat e zërave të ndryshëm brenda Partisë Demokratike, që i kërkuan zotit Basha largimin, pas humbjes së zgjedhjeve të 25 Prillit.

Këto dhe shumë të tjera do t'i lexoni në Gazetën Liberale në print. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH