Aktualitet

“Gati për çdo përgjigje”, Meta bën njoftimin e papritur

               Publikuar në : 12:07 - 11/09/19 LP

Ditën e djeshme presidenti Ilir Meta priti në Presidencë delegacionin e Komisionit të Venecias, i cili ka zbarkuar në Tiranë prej dy ditësh, me ftesë të Kuvendit, për të dhënë një opinion për shkarkimin e presidentit.

Meta ka lajmëruar se ditën e sotme do të dalë në konferencë për mediat, për të folur në lidhje me këtë takim, të zhvilluar jashtë syrit të kamerave.

“Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të japë sot një konferencë shtypi në ora 17:00 në ambientet e institucionit, me rastin e vizitës së një përfaqësie të Komisionit të Venecias të ftuar nga Kuvendi i Shqipërisë. Presidenti Meta do të jetë i hapur për çdo pyetje dhe i gatshëm për të dhënë çdo përgjigje, në mënyrën më transparente”,- bën me dije zyra për shtyp e Presidentit.

Edhe presidenti Meta ka lajmëruar vetë në rrjetet sociale daljen në konferencë, teksa shprehet i hapur për çdo pyetje dhe përgjigje.

“Të dashur miq,
Në ora 17:00 ju ftoj të më ndiqni live në Facebook, në një konferencë për shtyp, me rastin e përfundimit të vizitës së një përfaqësie të Komisionit të Venecias, të ftuar nga Kuvendi i Shqipërisë.
I hapur për çdo pyetje!
Gati për çdo përgjigje!”, shkruan Meta./Gazeta Liberale

(Visited 453 times, 1 visits today)

Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *