Aktualitet

Gati legalizimi i kanabisit, licenca kërkon jo më pak se 100 milionë lekë kapital

Shkruar nga Liberale
Gati legalizimi i kanabisit, licenca kërkon jo më pak se 100

Qeveria e ka gati draftin ligjor që të lejojë legalizimin e kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore, siç edhe parashikohet në projektligjin e hartuar për këtë qëllim.

Kompanitë e interesuara për të kultivuar kanabis në Shqipëri duhet të vërtetojnë që kanë një kapital jo më të vogël se 100 milionë lekë, para se të konkurrojnë që të sigurojnë licencë për mbjelljen e bimës. Licenca jepet për të paktën 15 vite, me të drejtë rinovimi të saj.

Do të ketë një agjenci që do të kontrollojë zbatimin e ligjit nga subjektet që do të fitojnë të drejtën e kultivimit të kanabisit. Brenda kësaj agjencie do të ngrihet një komision me përfaqësues nga Ministritë e Shëndetësisë, Ekonomisë, Bujqësisë dhe nga Ministria e Brendshme.

Sipërfaqja që mund të kultivohet në zonën e caktuar, nga subjekti që do të shpallet fitues, duhet të jetë nga 5 deri në 20 hektarë.

Me të njëjtën licencë mund të mbillet kanabisi deri në 80 hektarë, nëse parcelat janë ngjitur me njëra-tjetrën.

Kanabisi do të kultivohet për qëllime mjekësore dhe eksporti. Shumë vende e kanë legalizuar atë, përfshirë edhe Maqedoninë fqinje.  Vendi ynë fqinj raporton se siguron 200 milionë euro nga eksportet e kanabisit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH