Aktualitet

Univesristas vjen këtë të shtunë me: Garës në PD i mungon Berisha

Shkruar nga Liberale
Univesristas vjen këtë të shtunë me: Garës në PD i

Suplementi “Universitas” vjen çdo të shtunë në Gazetën Liberale, me rubrika të larmishme, zhanre të ndryshme, jo vetëm analiza politike, por edhe analiza për çështje të rëndësishme.

Në rubrikën “Polemika” do të gjeni një shkrim nga Klementin Mile me titull "Garës në PD i mungon Berisha".

"Gara për kryesinë e Partisë Demokratike mesa duket do të prodhojë edhe këtë herë kryetar, por jo lider. Të paktën duke gjykuar nga zhvillimet e deritanishme, nga deklaratat e kandidatëve dhe nga platformat që kanë shpallur”, shkruan Mile.

Në rubrikën “Studim”, profesore Enik Abazi sjell shkrimin "Osman Myderrizi, një jetë mes njerëzve të mençëm".

"Në kuadrin e 130 vjetorit të lindjes është me interes dhe në nderin tone të kujtojmë Osman Myderrizi. Ai i përket atij brezi personalitetesh shkencore, kulturore dhe politike, të cilët, si dijetarë, shkencëtarë dhe patriotë kanë ndjekur traditën e krijuar gjatë Rilindjes Kombëtare, duke punuar në shumë fusha me të gjithë energjitë e tyre për zhvillimin dhe përparimin e kombit shqiptar."

Më pas do gjeni një OP-ED nga Federico Fubini me titull "Frika nga Kina vë në ujdi Biden-in me Evropën"

"Në pak muaj, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi evropian po vihen në ujdi mbi pothuajse gjithçka në një mënyrë që dukej e pamendueshme një vit më parë. Thjesht, njëra mbas tjetrës, hallkat e marrëdhënieve ekonomike e tregtare ndërmjet dy blloqeve po kthehen në vënd."

Vijojmë me rubrikën Koment ku vjen shkrimi i Rikard Jozwiak, me titull "Çfarë do ndodhë mes Brukselit dhe Bjellorusisë pas zbritjes së detyruar të avionit?"

"Me të drejtë mund të thuhet se Bashkimi Evropian (BE) ishte i lodhur me veprimet e Bjellorusisë edhe para uljes së detyruar të avionit."

Universitas sjell gjithashtu një Analizë nga BBC, “Ndryshimi i kufijve do të thotë hapja e kutisë së Pandorës”

"“Ndryshimi i kufijve do të thotë hapja e kutisë së Pandorës”, thotë Valentin Inzko.

Si Përfaqësues i Lartë ndërkombëtar në Bosnjë-Hercegovinë, detyra e tij është të mbajë paqen, e cila ka nisur që kur Marrëveshja e Paqes e Dejtonit i dha fund konfliktit në 1995, pas pothuajse katër vjet luftimesh që morën rreth 100,000 jetë njerëzish."

Për t’i lënë radhën rubrikës “Campus” ku do të gjeni dy shkrime: "Tradita e UET dhe World Vision Albania vazhdon..., sinteza tek “Shkolla e Humaniteteve”

"Nga Llogaraja në praninë e njerëzve të letrave dhe të mediave, por edhe pedagogëve të tij, Universiteti Europian i Tiranës rinisin shkollat sezonale duke e filluar me Fakuletetin e Shkencave Humane, Edukimit dhe Arteve Liberale.”

Shkrimi tjetër vjen me titull: “Pandemi/ Çfarë do të ndodhë me studentët e programit Erasmus?”.

Për më tepër lexoni Gazetën Liberale, print ose online.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH