Aktualitet

'Garë’ shpejtësie në autostradë, ja si i ndëshkon policia shoferët

Shkruar nga Liberale
'Garë’ shpejtësie në autostradë, ja si i

Gjatë natës Policia Rrugore ka gjobitur me heqje patente 14 drejtues mjetesh që ecnin me shpejtësi skëterrë, që varionin nga 145 km/h deri 174 km/h.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës.

Policia sqaron se pavarësisht faktit se janë shtuar kontrollet përdorur mjetet speciale Radar e Drager, sërish ka nga ata shoferë që nuk i respektojnë rregullat e qarkullimi.

'Në rrugën interurbane Tiranë-Durrës. Për 4 orë, 14 Patenta të pezulluara. Vijon kontrolli me Radar nga Policia Rrugore për parandalimin e aksidenteve. Edhe pse Policia Rrugore ka shtuar kontrollet duke perdorur mjetet speciale Radar e Drager, edhe pse gjatë fundjavave janë ✍ shume drejtues mjetesh për shpejtësi tej normave te lejuara perseri ka drejtues mjetesh që rrugën e trajtojnë si pistë dhe makinën si ✈.

145 km/h deri 174 km/h, nxitim që rrezikon jetën.

Destinacioni?❓❓❓❓❓?❓❓❓

Mos shpejtoni të dërgoni patentën në banesë por ecni ngadalë që të shkoni ju bashkë me patentën se familja ju pret.

✍??

#zbatorregullatudhetoisigurt', sqaron policia. Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH