Miq, familjarë, qytetarë të Shkodrës dhe të apasionuar pas sporteve,nëpërmjet një gare simbolike me biçikleta, kanë përkujtuar pedagogun, publicistin dhe ish deputetin Gilman Bakalli, i cili u nda nga jeta 3 vite më parë.
Bakalli ishte ndër të parët që nisi eksplorimin e zonave të thella malorë të Shkodrës duke udhëtuar vetëm me biçikletë.
Ai u ngjit në majet e larta të Taraboshit, Thethit, Bogës apo Tamarës me biçiketë, si dhe krijoi grupin e “Miqve të Alpeve”./Gazeta Liberale