Aktualitet

Gardisti dhe punonjësi i bankës tentojnë të grabisin biznesmenin

Shkruar nga Liberale
Gardisti dhe punonjësi i bankës tentojnë të grabisin

Një punonjës banke, një gardist dhe katër persona të tjerë, kanë rënë në prangat e Policisë, pasi tentuan të grabisin me dhunë një biznesmen në Tiranë.

Katër prej tyre janë arrestuar sot, ndërsa një tjetër pak ditë më parë me akuzën e vënies së tritolit në një lokal në Tiranë, ndërsa i fundit është shpallur në kërkim. Të arrestuarit siguronin informacion për lëvizjet e parave që bënte biznesmeni nga njëri prej anëtarëve të grupit të të arrestuarve.

Abcnews.al mëson se Andi Kraja, njëri prej të kapurve nga policia është agjent kredie në një prej bankave të nivelit të dytë në Tiranë, ndërsa Aleks Kala, punonjës i Gardës së Republikës.

Të arrestuarit e tjerë janë Spartak Qoku, Petro Sava, Emel Hajdaraj dhe Klaudio Metaj, ndërsa më herët u arrestua Franci Alimi, i cili kishte marrë pjesë në grabitjen e dështuar. Ky i fundit u kap nga policia pasi i vuri tritolin një lokali në Tiranë duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Biznesmeni Endri Mosko ka kuptuar praninë e grabitësve dhe ka lajmëruar Policinë, duke bërë që grabitësit të dështonin në planin e tyre.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH