Aktualitet

Garda do të përdorë lëndë kimike neuroparalizuese kundër turmave

Shkruar nga Liberale
Garda do të përdorë lëndë kimike neuroparalizuese

Qeveria ka marrë vendimin që të miratojë përdorimin e lëndëve neuroparalizuese dhe pajisjeve të tjera nga Garda e Republikës.

Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, që mban firmën e kryeministrit Rama, garda do të pajisjet me armatim të ri.

Disa prej armatimeve janë snajperat, shotgun apo robot për çaktivizimin e eksplozivëve. Për shpërndarjen e protestave, do të përdoren lëndë kimike neuroparalizuese, irrituese, verbuese e tymuese, të cilat nuk sjellin dëme të pakthyeshme të shëndetit.

Në vendimin e qeverisë thuhet se deri në rinovimin e plotë të armatimit, strukturat e Gardës së Republikës do të përdorin pajisjet aktuale.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH