Aktualitet

Gara shpejtësie me motor gjatë natës në Yzberisht, gjobiten 5 persona

Shkruar nga Liberale
Gara shpejtësie me motor gjatë natës në Yzberisht, gjobiten

Pesë persona janë gjobitur e u janë bllokuar motorat pasi zhvillonin gara shpejtësie gjatë mbrëmjes në rrugën “Migjeni” që lidh zonën e Astirit me Yzberishtin.

Policia rrugore njofton se ka marrë masa duke identifikuar këta persona teksa do vijojë kontrollet në këtë zonë.

Shqetësimet janë ngritur nga qytetarët të cilët kanë filmuar personat që ecin me motorë e i kanë postuar në rrjete sociale.

Njoftimi i policisë:

Nisur nga shqetësimet e përsëritura të qytetareve, për zhurmat shqetësuese dhe garat e shpejtësisë në orët e vona të darkës në rrugën “Migjeni”, Policia Rrugore e Tiranës ka organizuar kontrolle të befasishme të alternuara edhe me mjete te pauniformuara me qëllim identifikimin e mjeteve që ishin kthyer në shqetësim dhe rrezik serioz për banorët pranë rrugës “Migjeni”.

Nga kontrollet policore, ditët e fundit janë konstatuar dhe proceduar 5 mjete të ndryshme për gara shpejtësie dhe zhurma shqetësuese, nga të cilat dy motomjete, njëri prej të cilëve shfaqet në pamjet e adresuara nga qytetarët nëpërmjet rrjeteve sociale duke bërë gara shpejtesie dhe manovra të rrezikshme në orët e vona në rrugën “Migjeni”.

Policia e Shtetit është e vendosur dhe e angazhuar tërësisht për të krijuar një ambient social të sigurt si dhe gjen mundësinë edhe njëherë të falenderojë qytetarët për besimin dhe denoncimet e shumta të adresuara në lidhje me rastet e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe të cdo paligjshmërie tjetër që konstatohet.

Gjithashtu Policia e Shtetit apelon për më shumë kujdes nga drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë të gjitha rregullat e qarkullimit rrugor duke mbrojtur jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH