Aktualitet

Gara për kryetarin e PD-së/ Ja kush do të kandidojë përballë Berishës

Shkruar nga Liberale
Gara për kryetarin e PD-së/ Ja kush do të kandidojë

Është mbyllur afati për paraqitjen e kandidaturave për kryetarin e Partisë Demokratike. Nga njoftimi i Komisionit të Rithemelimit, bëhet me dije se për garën e kreut të PD-së, janë dy kandidatë, Sali Berisha dhe Ibsen Elezi.

"Në përfundim të afatit të paraqitjes së kandidaturave për kryetar të PDSH, kanë shprehur interesim për këtë garë, konform Vendimit Nr. 12 dt 03.05.2022:Z. Sali Berisha

Z. Ibsen Elezi

Mbledhja e ardhshme e Komisionit do të mbahet ditën e martë ora 11.00", thuhet në njoftim.

Ibsen Elezi ka qenë kryetari i Partisë Demokratike, dega Kukës dhe ka protestuar kundër Lulzim Bashës, në kohën që drejtonte PD-në.

Po ashtu, nga Nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit 2021, Elezi kritikoi drejtuesit e kësaj partie për shkatërrimin e sistemit të karrierës në parti, katapultimet e padrejta nga lart dhe aleancën më LSI-në.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH