Aktualitet

Gara për kreun e PD/ Edit Harxhi prezanton programin politik

Shkruar nga Liberale
Gara për kreun e PD/ Edit Harxhi prezanton programin politik

Kandidatja për kryetare të PD, Edit Harxhi ka paraqitur programin e saj politik, të bazuar në atë që ajo e quan “Vizioni i ri mbi idealet e vitit 1990”.

Në dokumentin e prezantuar prej saj, synohet ringritja e Partisë Demokratike që sic thotë ajo do të shënojë edhe fundin e tranzicionit shqiptar.

Programi është i ndarë në dy pjesë, ndryshimet e propozuara statutore dhe organizative dhe pjesa e dytë shtyllat ideologjike dhe programore të Partisë Demokratike.

Harxhi zotohet se nëpërmjet shtyllave të paraqitura në programin e saj synon një Parti Demokratike ideologjikisht të qartë, të fortë, antikomuniste, euroatlantike, meritokratike, e kthyer në shtëpinë e të gjithë të djathtëve dhe qytetarëve të lirë.

Harxhi thote se do te vije ne pushtet duke u bazuar ne keto shtylla:

✓ liria e individit,

✓ antikomunizmi dhe dëmshpërblimi i të persekutuarëve dhe pronarëve të ligjshëm,

✓ çështja kombëtare dhe interesi kombëtar,

✓ lufta kundër korrupsionit dhe fundi i tenderëve të përcaktuar,

✓ listat plotësisht të hapura për zgjedhjet e përgjithshme dhe këshilltarë vendorë,

✓ rinia shqiptare dhe punësimi i tyre,

✓ prodhimi bujqësor dhe industrial, si dhe mbrojtja e prodhimit shqiptar përballë importit,

✓ ngritja e turizmit, bujqësisë dhe energjetikës mbi baza të një konsensusi kombëtar dhe jo vetëm mbi nivele tarifore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH