Showbiz

Gallup: Trump dhe Michelle Obama personat më të admiruar në SHBA

Shkruar nga Liberale
Gallup: Trump dhe Michelle Obama personat më të admiruar në SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump dhe ish-Zonja e Parë Michelle Obama janë burri dhe gruaja më e admiruar në Shtetet e Bashkuara për vitin 2020, sipas një sondazhi vjetor nga “Gallup”.

Michelle është gruaja më e admiruar për të tretin vit radhazi, ndërsa Trump mundi bashkëshortin e saj, ish-presidentin Barack Obama, për herë të parë këtë vit, me 18 % të të anketuarve që thanë se e admironin më shumë Trumpin.

Për krahasim, vetëm 15 përqind e amerikanëve thanë se admironin më shumë ish-presidentin Obama.

Përgjigjet u ndanë kryesisht përgjatë vijave të partisë, me Republikanët që thanë se admironin Trump dhe Demokratët Obaman.

Zëvendëspresidentja e zgjedhur, Kamala Harris, u listua si gruaja e dytë më e admiruar në SHBA.

Në përgjithësi, 6 % e amerikanëve e votuan presidentin e zgjedhur Joe Biden dhe 3 % specialistin kryesor për Sëmundjet Infektive, Anthony Fauci.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH