Globi

Fyerje të rënda, degjeneron seanca parlamentare në Kosovë

Shkruar nga Liberale
Fyerje të rënda, degjeneron seanca parlamentare në Kosovë

Tension i madh është krijuar në seancën e Kuvendit të Kosovës, pasi opozita ka braktisur seancën. Pas LDK-së edhe Partia Demokratike e Kosovës lëshoi sallën.

Gjatë largimit të deputetëve të PDK-së, në dera e sallës së Kuvendit, pati një tentim për përleshje. Deputeti Memli Krasniqi dhe Ardian Kastrati nga PDK-ja janë përplasur me ministrin Faton Peci. Më pas në tollovi është bashkuar edhe deputeti Hajdar Beqa. Në një moment, në video është parë që Beqa e shtyu me dorë me ministren e Arsimit, Arbëri Nagavci. Paraprakisht, mes deputetëve pati fyerje e ofendime të rënda.

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri e ka kritikuar mbarëvajtjen e seancës duke shtuar se nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci është duke degjeneruar seancën.

Tahiri ka thënë se do të kërkojnë që të mblidhet kryesia urgjentisht dhe të caktohet mbarëvajtja e seancës.

Seanca ka shkuar në pauzë deri në ora 12:00.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH