Sport

Futbollistja vdes 'papritmas' në moshën 27-vjeçare. Klubi: Buzëqeshja e saj nuk do të harrohet kurrë!

Shkruar nga Liberale

Klubi britanik Bury AFC ka dhënë lajmin tragjik të vdekjes së papritur të futbollistes Emily Wilcock.

Klubi i futbollit tha se 27-vjeçarja 'bukuroshe' 'gjithmonë kishte një buzëqeshje në fytyrën e saj', ndërsa mbetet ende e pasqaruar arsyeja e vdekjes.

Emily Wilcock, 27 vjeçe, vdiq 'papritmas', pasi kishte qenë më parë një anëtare e përkushtuar e ekipeve rekreative të Bury Football Club, tha klubi.

Klubi shprehu ngushëllime për të dashurin, miqtë dhe familjen e zonjës Wilcock dhe tha se ajo do të nderohet në ndeshjen e ardhshme të Bury AFC kundër Cheadle Town.

Zonja Ëilcock u përshkrua si një futbolliste 'e përkushtuar', që do t'i mungonte shumë, pasi Bury AFC vuri në dukje se vdekja e saj u lajmërua gjatë një ndeshjeje mbrëmjen e djeshme.

Futbollistja femër kishte një "personalitet të madh" dhe "gjithmonë ishte e buzëqeshur", shtoi klubi.

Klubi shtoi se ajo nuk humbte asnjë seancë stërvitore dhe ishte një anëtare 'shumë krenare dhe e përkushtuar' e ekipit të saj. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH