Sport

Futbollisti më i mirë, agjenti i Ronaldos befason me zgjedhjen e tij

Shkruar nga Liberale
Futbollisti më i mirë, agjenti i Ronaldos befason me zgjedhjen e tij

Na ka ndodhur shpesh që të jemi të dyzuar për të zbuluar emrin e futbollistit më të mirë të të gjitha kohërave. Të shumtë janë alternativat, teksa së fundmi, në garë janë vendosur Lionel Messi e Cristiano Ronaldo.

Gjithsesi, dy duel "shpërfillet" nga agjenti i portugezit, Jorge Mendes, i cili tashmë e krahason me një tjetër legjendë, Pele. Braziliani është futbollisti që ka shënuar më shumë në historinë e kësaj loje, por për Mendes, Ronaldo është një lojtar më i mirë se ai.

"Cristiano Ronaldo është më i mirë se Pele. Numrat nuk gënjejnë dhe ato nxjerrin në pah formën që prish rekordet, që e lartësojnë atë në kategorinë e lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit për gjithçka që ai ka fituar në klube të ndryshme qoftë në Angli, Spanjë apo tani në Itali, por edhe me Portugalinë. Ai ka luajtur në tre finale për Portugalinë dhe ka fituar dy. Për të, më e mira ka ende për të ardhur dhe ajo do të vijë në fanellën e Juventusit," pohoi Mendes.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH