Ish-sulmuesi i Tiranës, Taulant Seferi është zyrtarisht futbollisti i Abu Dabi-t.
Sulmuesi i Kombëtares është huazuar për 1 vit tek klubi i Banijas, në Emiratet e bashkuara Arabe.
Seferi u transferua te Vorskla në gusht të vitit 2022. Në sezonin 2022-2023, sulmuesi luajti 28 ndeshje, duke shënuar 13 gola dhe u renditur në top 3 golashënuesit më të mirë të Ligës së Ukrainës”, shkruhet në postimin e klubit ukrainas.
“Një avanturë e re drejt Shteteve të Bashkuar Emirate një vit Huazim me drejt blerje për dy të tjera në Klubin FC Baniyas Abu Dhabi” konfirmoi sulmuesi kuqezi Traulant Seferi teksa afroi edhe momentin e firmës me arabët. Interesant ishte fakti se ai firmosi në praninë e një vajze që duket se ishte menaxherja e klubit arab.