Kryesore

Futbollisti 21 vjeçar, viktima ‘më e re’ e Covid-19 në Evropë

               Publikuar në : 16:17 - 16/03/20 liberale

Një trajner 21 vjeçar i futbollit të të rinjve ka humbur jetën pas infektimit me koronavirus. Kur u diagnostikua me Covid-19, Francisco (Fran) Garcia, nga Malaga, Spanjë, iu dha lajmi shkatërrues se ai kishte leuçemi.

Garcia nuk e kishte idenë se ai kishte një formë agresive të kancerit, gjë që e bëri atë jashtëzakonisht të prekshëm nga koronavirusi. Ai shkoi në një spital me probleme të frymëmarrjes të premten e kaluar, shkruan Mirror.

Presidenti i klubit të futbollit Atletico Portada Alta, tha se atij iu tha që Garcia ishte në gjendje të qëndrueshme, por një orë më vonë u informua se ai kishte vdekur.

Ai është viktima më e re në Spanjë dhe ndoshta në gjithë Evropën./Gazeta Liberale

Tags: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back