Sport

Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-sulmuesi i Flamurtarit

Shkruar nga Liberale

Një lajm i trishtë ka ardhur për futbollin shqiptar mëngjesin e sotëm, ish-sulmuesi i Flamurtarit, Anesti Vito është ndarë nga jeta në moshën 52-vjeçare. Shkak i vdekjes dyshohet të ketë qenë një arrest kardiak.

Përveç Flamurtarit, Vito ka luajtur dhe për Tiranën ku u shpall kampion në vitin 2000 dhe gjithashtu për Tomorrin, Bylisin dhe Albpetrolin.

Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi i Flamurtarit me anë të një postimi në rrjetet sociale ku i shpreh dhe ngushëllimet për familjarët e futbollistit .

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH