Aktualitet

Fushë-Krujë, 11 persona infektohen me Covid në dasmë

Shkruar nga Liberale
Fushë-Krujë, 11 persona infektohen me Covid në dasmë

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot 23 raste pozitivë me koronavirus në rrethin e Krujës gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas Abc News, 11 prejt të infektuarëve kanë qenë së fundmi në një ceremoni martesore, nga ku dyshohet edhe të kenë marrë virusin.

Të infektuarit e tjerë mësohet se janë në fshatra, ndërsa në qytetin Krujës janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit vetëm 3 raste.

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 146 raste të reja, ndërsa 6 pacientë në spitalet Covid e kanë humbur betejën me sëmundjen.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH