Aktualitet

Fundjavë për udhëtime, e kthjellët dhe e ngrohtë

Shkruar nga Liberale
Fundjavë për udhëtime, e kthjellët dhe e ngrohtë

Vendi ynë do të vijojë edhe për ditën e premte të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, falë depërtimit të masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 1-5m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina me shpejtësi deri në 7-10m/s.

Temperaturat parashikohen :

në zona malore 4 deri 22°C

në zona e ulëta 4 deri 27°C

në zona bregdetare 11 deri 26°C

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH