Aktualitet

Fundjava sjell fluks në Qafë Thanë, qytetarët përballen me vonesa

Shkruar nga Liberale
Fundjava sjell fluks në Qafë Thanë, qytetarët përballen

Edhe kjo fundjavë ka sjellë radhë të gjata automjetesh në pikën e kalimit kufitar në Qafë Thanë.

Mësohet se vonesat e qytetarëve dhe radhët janë shkaktuar vetëm në doganën maqedonase, ku edhe bëhet kontrolli i mjeteve dhe identifikimi për të hyrë në shtetin fqinj.

Ndërkohë numri i hyrjeve dhe i daljeve në këtë pikë është i lartë. Aktualisht në hyrje të Maqedonisë së Veriut po punohet me 3 sportele.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH