Aktualitet

“Fundi i trishtë”/ Policia: Gëzim Çela u kap në Ferizaj, i dënuar dhe nga Italia (AKUZAT)

Shkruar nga Liberale
“Fundi i trishtë”/ Policia: Gëzim Çela u kap

Policia e Shtetit ka dalë me një komunikatë zyrtare në lidhje me arrestimin në Kosovë të 55-vjeçarit Gëzim Çela, i konsideruar si “Baroni i Drogës dhe i shpallur në kërkim nga SPAK, teksa ishte dënuar me burg dhe nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda, si dhe nga drejtësia italiane.

Operacioni për arrestimin e Çelajt është koduar me emrin “Fundi i trishtë”, teksa bëhet me dije se ai është kapur në qytetin e Ferizajt.

“Strukturat e Policisë së Shtetit, pas sigurimit të informacionit nga inteligjenca policore, se në Ferizaj, Kosovë, fshihej një shtetas i kërkuar prej vitesh nga drejtësia shqiptare dhe ajo italiane, menjëherë e kanë shkëmbyer informacionin me Policinë kosovare dhe me agjencitë ligjzbatuese të vendeve partnerë strategjikë.” – thuhet në njoftimin e unfirmave blu.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH