Aktualitet

“Fund imunitetit të deputetit nga ndjekja penale”, Basha prezanton në Dibër 6 propozime për Reformën Zgjedhore

Shkruar nga Liberale
“Fund imunitetit të deputetit nga ndjekja penale”, Basha

Kryetari i PD-së së vulës, Lulzim Basha prezantoi propozimet për Reformën Zgjedhore. Në një takim në Dibër, Basha tha se ka mungesa nga dhjetëra e qindra që janë larguar në muajt dhe dy vitet e fundit për shkak të mungesës së shpresës, të dëshpërimit që ka pllakosur vendin.

”Një qeverisje e keqe pa diskutim që i mërzit njerëzit. Mungesa e opozitës, mungea e alternativës nuk është mërzi, është dëshpërim për një vend. Dhe tani dy vite pas një situatë të paprecedentë është koha ta pohojmë se Partia Demokratike për rrethana dhe arsye që nuk kanë të bëjnë me asnjërin prej jush dhe as demokratët e sakrificave kudo ku ndodhen, nuk ishte në krye të detyrës”, u shpreh ai.

Për dy vite me radhë, sipas Bashës, Partia Demokratike nuk ishte aty ku e duan qytetarët, pranë njerëzve dhe halleve të tyre. ”As për të shpalosur alternativa ndaj një pushteti të lodhur, të korruptuar deri në palcë pa zgjidhje por vetëm me probleme për ta. Por në 29 korrik dhe më pas në Kuvendin e 2 shtatorit, demokratët morën vendimet.

Vendimet për të dalë nga kjo gjendje limontie, për të dalë dhe një herë si një alternativë dhe si një opozitë para shqiptarëve në radhë të parë me vendosmërinë për t’u bërë zëri i tyre, dhe për të përçuar zërin e tyre kudo dhe së dyti me vendimin për të rindërtuar dhe një herë alternativën e një pushteti të drejt, nga njerëzit dhe për njerëzit”, tha Basha.

6 pikat e propozuara nga Basha: 

Sot në Dibër, bashkë me ekipin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, prezantuam vizionin tonë për Reformën Zgjedhore dhe ndryshimet kushtetuese, që i'u japin qytetarëve mundësinë të zgjedhin dhe të përfaqësohen sipas vullnetit të tyre. Për t'i dhënë fund këtij sistemi të deformuar që i përjashton shqiparët nga vendimmarrja:

1️⃣ Lista të hapura

Votuesit të kenë mundësi të zgjedhin vetë deputetin, jo kryetari.

2️⃣ Vetting për politikanët

Pastrim i politikës nga të korruptuarit dhe personat me lidhje kriminale.

3️⃣ Barazia e votës

Numri i votuesve për mandat deputeti të jetë i njëjtë në të gjithë vendin.

4️⃣ Vota e diasporës

Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të kenë mundësi të votojnë në zgjedhje nga aty ku jetojnë.

5️⃣ President nga populli

Presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli.

6️⃣ Fund imunitetit nga ndjekja penale

Asnjë imunitet për parlamentarët dhe qeveritarët që hetohen nga SPAK.

Këto janë propozime konkrete, për ta vendosur politikën në shërbim të njerëzve, për të ngjallur shpresën dhe besimin te instrumenti i vetëm që kemi për të ndërtuar të gjithë bashkë një të ardhme më të mirë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH