Kryesore

“Ftesë apo diversion?”, hap këtë të martë Gazetën Liberale

               Publikuar në : 09:00 - 11/05/21 liberale

Gjatë fushatës elektorale kryeministri e krahasonte me qesëndi kreun e Partisë Demokratike si një dhëndër, ndërsa ftesat e tij të fundit ndaj selisë blu për bashkëpunim i ngjajnë përpjekjeve të ngulmëta të një mëtuesi, i cili nuk ka ndërmend të dorëzohet edhe pas refuzimeve.

Gjatë një takimi me deputetët socialistë, të zgjedhur më 25 prill, kryesocialisti Rama u rrek gjithaq të shfaqte shenjat e një katarisisi të ri brenda partisë dhe në qeverisjen e tretë.

Ai tha se mandati i tretë, në raport me kundërshtarët politikë në opozitë, nuk duhet t’i ngjajë dy të parëve.

“Ne do të udhëheqim, pa humbur kohë dhe energji me akuzat banale përditë”, është shprehur zoti Rama, ndërsa fushata elektorale e PS-së këto zgjedhje ishte e fokusuar tek zhvlerësimi, deri në ridikulizim i kandidatëve të opozitës dhe lidershipit të tij, të cilin jo rrallë herë e cilësoi si një kukull në duart e Berishës dhe Metës.

Për më tepër lexoni Gazetën Liberale, print ose online!

 

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back