Aktualitet

Ftesa për Reformën Zgjedhore, PD i përgjigjet Gjiknurit

Shkruar nga Liberale
Ftesa për Reformën Zgjedhore, PD i përgjigjet Gjiknurit

Pas ftesës zyrtare të bashkëkryetarit të komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknurit ka ardhur edhe reagimi nga ana e PD-së.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, ka deklaruar se plani i opozitës është në tryezë, dhe se qeveria duhet të shprehet.

“I qëndrojmë deklarimit që kemi bërë në tryezën OSBE. Plani ynë në tryezë, qeveria të shprehet për 5 pikat”, ka thënë Bardhi për News 24.  /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH