Aktualitet

Ftesa e Ramës për Bashën, Meta: Ta shpallin që tani koalicionin

Shkruar nga Liberale
Ftesa e Ramës për Bashën, Meta: Ta shpallin që tani

Presidenti Ilir Meta ka komentuar për herë të parë ofertën që kryeministri Edi Rama i ka bërë kryetarit të opozitës, Lulzim Basha për të bashkëpunuar në një koalicion qeverisës.

Meta ironizoi për këtë ftesë teksa tha se Ramës është e sinqertë dhe se oferta është si ajo e marrëveshjes së 17 majit.

Presidenti u shpreh PS dhe PD mund të bëjnë koalicion, por sipas tij e ndershme do të ishte që këtë ta shpallnin para se qytetarët të shprehen me votë.

“Ftesa e Ramës është shumë sinqerte siç ka qenë ajo 17 majit, sic kanë qenë të gjithë ftesat. Përgjigja ime është kjo, ka moral ka legjitimitet cdo koalicion përpara se qytetarët të votojnë.

Do të bëjë PS me PD le ta shpallin që tani, që të marrin votëbesim plebishitar.

Duan ta bëjnë PD dhe LSI, le ta bëjnë tani. Duan që të treja, ta shpallin që tani. Të jeni të sigurt që do ti mundë Bojkeni i vetëm”, tha Meta.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH