Aktualitet

FSHF gjobitet nga UEFA

Shkruar nga Liberale
FSHF gjobitet nga UEFA

Federata Shqiptare e Futbollit është gjobitur nga UEFA.

Në takimin Shqipëri – Francë, tifozët fërshëllyen himnin francez. Ky episod ka bërë që autoriteti më i lartë i futbollit europian të gjobisë FSHF-në me 5 mijë euro.

Por penalizimet nuk mbarojnë me kaq. Sendet e hedhura në fushën e lojës kanë bërë që komisioni i Disiplinës të gjobisë Shqipërinë me 23 mijë e 500 euro gjobë. Pra në total FSHF është gjobitur me 28 mijë e 500 euro.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH