1

FSHF cakton datën e rinisjes së futbollit në Shqipëri

               Publikuar në : 12:42 - 13/05/20 liberale

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që kampionati në Shqipëri të rinisë me 3 qershor.

FSHF ditën e sotme pati një takim, në ‘Shtëpinë e Futbollit’, ku u mblodhën presidentët e Superligës të cilët pas diskutimeve kanë vendosur që data 3 qershor të rikthej futbollin në vend. Tashmë pritet vetë miratimi i datës nga ana e qeverisë.

Ndërkohë në mbledhjen e FSHF është diskutuar edhe rreth protokollit të masave të nevojshme të vendosura në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë, për frenimin e hapjes së Covid-19.

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back