Aktualitet

Frrokaj lëshon paqësisht Lezhën: Nuk baltos 16 vite të punës sime

               Publikuar në : 15:03 - 13/08/19 LP

Kryebashkiaku i djathtë, Fran Frrokaj ka vendosur ta lëshojë paqësisht bashkinë e Lezhës. Në një dalje për mediat, Frrokaj ka thënë se nuk do të prese në zyre Pjerin Ndreun, pasi sipas tij 30 qershori ishte një farsë.

Ndërkohë ka lënë të hapur mundësinë e kandidimit sërish, nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme.

Unë nuk do ta pres në zyrë për një arsye, sepse këto votime nuk ishin votime por një proces fals. Nuk më shkon në mënd të bëj protesta. Jam munduar të jem kryetar i bashkisë i të gjithë qytetarëve, të majtë e të djathtë. Përfituesit në mënyrë jokorrekte me ligjet janë të majtët, por gjithsecili të paktën një herë kanë qenë në zyrën time dhe nuk e kam ndërmend të baltos 16 vite të punës time si kryetar bashkie dhe të nxis turma të ekzaltuara pro apo kundra atij. Dua ti uroj mbarëvajtje institucionit të bashkisë”, ka thënë Fran Frrokaj.

Në Bashkinë e Lezhës do të zhvillohet nesër kostituimi i Këshillit Bashkiak dhe betimit të kryetarit, Pjerin Ndreu./Gazeta Liberale

(Visited 430 times, 1 visits today)

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *