Aktualitet

FRONTEX në Shqipëri/ Rama: Ja dy arsyet pse jam i lumtur

               Publikuar në : 11:16 - 21/05/19 Liberale

Gjatë ceremonisë së nisjes së operacionit të misionit “FRONTEX” në Shqipëri, kryeministri Edi Rama deklaroi se sot është i lumtur për dy arsye, së pari sepse Shqipëria po bëhet pjesë e këtij projekti të rëndësishëm dhe së dyti sepse sot ndodhet përballë mikut të tij të vjetër, Avramopulos.

Jam i lumtur, së pari për arsyen se përse jemi sot këtu, një arsye e qenësishme për tu ndjerë krenarë që bëhemi pjesë e një projekti tejet të rëndësishëm për Europën dhe arsye tjetër është personale.

Dhe së dyti, për faktin se jam sot me një mik shumë të vjetër, koha bën të vetën, që në disa role ka treguar me vepra një miqësi shumë të sinqertë, jo vetëm ndaj meje por Shqipërisë, komisioneri Dimitris Avramopulos, pa të cilin pa diskutim edhe ky projekt që sot nis të jetësohet, zor se do të ishte imagjinuar e jo realizuar.

Kështu që me vetëdijen e të qenënit në një konflikt interesi për shkak të marrëdhënies personale që kemi, doja ta falënderoja me gjithë zemër për praninë dhe dedikimin ndaj një fushe ku, kur e mori detyrën, mua mu duk sikur i kishin lënë pjesën më të minuar të zonën së interesave dhe sfidave të KE, por sot mund të thuhet me plot gojën se është bërë një progres i madh”, – u shpreh Rama. /Gazeta Liberale

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *