Aktualitet

Frikë nga protesta? Policia rrethon Kuvendin

               Publikuar në : 09:23 - 13/03/19 V Liberale

Kuvendi do të mblidhet sot në orën 10:00 për të diskutuar mbi rendin e ditës. Ndërsa edhe pse nuk ka një njoftim për organizim proteste nga opozita, Policia e Shtetit ka zbritur në terren duke vendosur një kordon sigurie para godinës së Parlamentit.

Ditën e hënë kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, duke iu referuar aksionit opozitar u dha disa porosi deputetëve të majtë gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së.

Sipas Ruçit, deputetët e PS duhet të “injorojnë” opozitën, që tashmë i ka dorëzuar mandatet.

“Të ketë prezencë në seancën plenare dhe disiplinë. Te mos ketë diskutime me objekt opozitën, por ligjet që do diskutohen në rend të ditës. Diskutimet të lidhen me nevojat e qytetarëve”, – mësohet se u tha ka thënë Ruçi deputetëve.

Në seancën e sotme priten të betohen edhe deputetët e rinj të opozitës. Parlamentit do t’i shtohen sot edhe pesë deputetë të rinj, që sipas Rregullores, ata do të betohen në institucionin ligjvënës për të marrë më pas mandatin e deputetit.

Deputetët që do të betohen janë; Elda Hoti e LSI-së, Erdiola Braha e LSI-së, Edlira Hysenit e LSI-së, ndërsa nga Partia Demokratike janë Lefter Maliqi dhe Majlinda Halilaj.

Javën e kaluar opozita protestoi para Parlamentit, ndërsa kryeministri Rama nga foltorja tha se me opozitën e re do të çojë përpara reformën zgjedhore.

Gjatë protestës pati tensionim të situatës. Demostruesit dogjën goma, hodhën kapsolla e tymuese drejt Kuvendit, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. 1600 policë ishin vendosur para Kuvendit për mbarëvajtjen e protestës. Ndërkohë, sot mbetet për t’u parë se çfarë do ndodhë. / Gazeta Liberale

(Visited 25 655 times, 1 visits today)

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *