Aktualitet

Frekuentues të rrugëve dhe lokaleve të natës, shoqërohen 30 persona

Shkruar nga Liberale
Frekuentues të rrugëve dhe lokaleve të natës,

Policia e Elbasanit ka shoqëruar 30 persona, pasi një aksioni blic të zhvilluar gjatë orëve të vona të natës. Sipas Report TV, personat e shoqëruar janë frekuentues të lokaleve të natës dhe që lëviznin gjatë natës.

Ata nuk janë arrestuar, por do të merren në pyetje për lidhje që mund të kenë me grupe kriminale që veprojnë në Elbasan.

Policia për këtë aksion është bazuar në listat që ka për personat e inkriminuar të qytetit të Elbasanit dhe bashkëpunëtorët e tyre i mban vazhdimisht nën hetim./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH