Kryesore

Francë, pasaporta shëndetësore COVID-19 e detyrueshme në…

               Publikuar në : 19:01 - 21/07/21 liberale

Për të shkuar në kinema, në muze ose në institucione sportive, francezët tani duhet të paraqesin prova të vaksinimit ose një test negativ COVID-19, ndërsa numri i rasteve është rritur me 140% brenda një javë.

“Kemi hyrë në valën e katërt”, tha kryeministri Jean Castex, duke nisur “një sfidë kolektive” për francezët, në mënyrë që “të arrijmë tetë milionë doza vaksinash” të administruara në dy javët e ardhshme.

“Është një objektiv shumë ambicioz, që do të tregojë se e kemi kuptuar peshën e situatës”, shtoi ai në TF1, duke theksuar se 96% e 18 000 personave të infektuar të identifikuar të martën nuk ishin vaksinuar. Rreth 56,6% e popullsisë franceze ka marrë të paktën një dozë vaksine, kurse 46,4% është plotësisht e vaksinuar, sipas shifrave të fundit zyrtare të publikuara dje.

Ndërsa maska ​​në mjediset e jashtme po rikthehet në disa zona turistike, kryeministri njoftoi zbatimin e paraqitjes së pasaportës shëndetësore në vendet e kohës së lirë dhe kulturës, ku ka më shumë se 50 pjesëmarrës (kundrejt 1 000 më parë)


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back