Globi

Francë, mbajtja e maskës me detyrim në ambientet e hapura

Shkruar nga Liberale
Francë, mbajtja e maskës me detyrim në ambientet e hapura

Autoritetet lokale në Francë mund ta detyrojnë mbajtjen e maskës në hapësirat e jashtme, për të frenuar përhapjen e koronavirusit, tha ministri i Shëndetësisë i Francës, Olivier Veran.

“Ky vendim mund të merret në nivel lokal, varësisht situatës së epidemisë në secilin rajon”, shkroi Veran në Twitter.

Qeveria e Francës tashmë i ka bërë të detyrueshme maskat në të gjitha hapësirat e mbyllura publike, përfshirë transportin publik dhe dyqanet.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka shpallur “fitoren e parë” ndaj koronavirusit në qershor, duke i dhënë fund edhe gjendjes së jashtëzakonshme. Por shpërthimet lokale të rasteve vazhdojnë.

Në total, ky vend – ndër më të goditurit në Evropë – ka konfirmuar mbi 200,000 raste të të infektuarve dhe më shumë se 30,000 viktima.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH