Aktualitet

Franca tha "Jo" për negociatat? Reagon Rama

Shkruar nga Liberale
Franca tha "Jo" për negociatat? Reagon Rama

Kryeministi Edi Rama në një video live në Facebook ka folur për negociatat e Bashkimit Europian me Shqipërinë.

Ai tha se qasja e Francës nuk është kundër Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ndërsa nuk la pa thënë se nuk është thënë fjala e fundit dhe se ajo pritet të thuhet në minutën e fundit.

Kujtojmë që ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian do të mblidhen sot në orën 15:10 në Luksemburg për të diskutuar për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Drafti do t’u kalohet më pas liderëve të shteteve, në samitin e 17-18 tetorit.

Nuk ka ende një informacion zyrtar nga presidenti francez, Emmanuel Macron, por tashmë në mediat e huaja “gumëzhin” lajmi se Franca është kundër hapjes së negociatave.

Shihni videon më poshtë:  /Gazeta Liberale

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/372531203626311/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH