
Kryeministri Rama thoshte, i bindur, pak kohë më parë se me kushtet e rrepta prezantuar kandidatëve të sotëm as anëtarët më të vjetër të Bashkimit Europian nuk do të mund të bëheshin pjesë e familjes së madhe nëse do të ishin në vendin e Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut.
Por, presidenti Macron, po aq i patundur në bindjen se nuk është kohë për zgjerim, flet për kushte edhe më të rrepta dhe asociim gradual.
Kanë kaluar trembëdhjetë vite nga qershori i 2006, qyshse Shqipëria firmosi në MSA-në me Bashkimin Europian, që shqiptarët dëgjojnë termat “stabilizim” dhe “asociim” dhe retorikën politike për ëndrrën europiane, ndërsa qeveritë grinden se cila ka pasur meritat më të mëdha në rrugëtimin e vendit drejt anëtarësimit. Por, me refuzimin e 18 tetorit, vetoja e Francës po tregon se asociimi është termi, që do të na ndjekë edhe për shumë gjatë.
Këto dhe shumë të tjera do t’i lexoni në Gazetën Liberale sot./Gazeta Liberale