Globi

Franca ndalon përdorimin e kafshëve në cirk

Shkruar nga Liberale
Franca ndalon përdorimin e kafshëve në cirk

Franca ka vendosur të ndryshojë cirkun tradicional: jo më kafshë të egra brenda 2025. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja për tranzicionin ekologjik, Barbara Pompili.

Po ndërmarrim një seri masash për të favorizuar mirëqënien e kafshëve që nuk jetojnë në liri”, tha ministrja.

Me reformën e re, do të ndalohet edhe prezantimi apo shumimi i orkave dhe delfinëve në tre akuariumet e mëdha të vendit. Sipas ministres, brenda pesë viteve të ardhshme, mund t’i jepet fund edhe rritjes së vizonëve të Amerikës me qëllim që të përdoret peliçja e tyre.

Grupet e të drejtave të kafshëve, e përshëndetën menjëherë vendimin, duke e quajtur një fitore historike.

Të hapen shishet e shampanjës. Faleminderit të gjithë atyre që ndihmuan në arritjen e këtij rezultati”, tha grupi PETA.

Edhe mbrojtësja më e zëshme e kafshëve në Francë, aktorja veterane Brigitte Bardor, e përshëndeti vendimin.

Mbi 20 vende evropiane kanë ndaluar apo kufizuar shumë përdorimin e kafshëve për argëtim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH