Kryesore

Franca miraton vaksinën AstraZeneca edhe për moshat mbi 65 vjeç

               Publikuar në : 20:31 - 02/03/21 liberale

Qeveria franceze ka bërë të ditur se njerëzit e moshuar mund të marrin vaksinën AstraZeneca. Javën e kaluar presidenti Emmanuel Macron deklaroi se vaksina e AstraZenca nuk është efektive për të moshuarit nga 65 deri në 74 vjeç

Rregullatori i BE-së për barnat e ka miratuar atë për të gjithë të rriturit, por i takon secilit anëtar të përcaktojë politikën e tij të shtrirjes. Ministri Francez i Shëndetësisë Olivier Véran bëri të ditur se njerëzit pa sëmundje bashkëshoqëruese mund ta marrnin vaksinën. Për ata të moshës mbi 75 vjeç do të ofrohen ende Pfizer dhe Moderna.

Muajin e kaluar Franca miratoi përdorimin e vaksinës vetëm për nën-65 vjeç. Vaksina Oxford-AstraZeneca përdoret gjerësisht në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, por disa vende të BE-së ende e kufizojnë atë mbi 65 vjeç, përfshirë edhe Gjermaninë.

Zyrtarët francezë të shëndetësisë janë përpjekur të bindin njerëzit se është po aq e sigurt dhe efektive sa vaksinat e tjera Covid-19. Vetëm 273,000 doza AstraZeneca janë administruar në Francë. Disa mjekë francezë e kishin hedhur poshtë vaksinën, duke përmendur efektet anësore që ajo kishte krijuar tek disa njerëz dhe të dhënat e provave sugjerojnë se ajo ofronte mbrojtje minimale kundër variantit të Afrikës së Jugut, megjithëse ekspertët bënë të ditur se ajo ende mbron nga sëmundjet e rënda.

 

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back